Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të udhëtojë ditën e hënë drejt Shqipërisë, për të zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas situatës së krijuar në ditët e fundit.
Qeveria evropiane e futbollit ka ngritur shqetësime lidhur me zgjedhjet për kreun e FSHF-së, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në banesën e presidentit Duka, ku pa ditë më parë shpërtheu një sasi tritoli.
I pari i UEFA-s do të interesohet personalisht krahas zgjedhjeve dhe për sigurinë e vendit, për shkak se vetëm pas pak muajsh do të organizohet finalja e Conference League, një prej eventeve më të mëdha sportive në continent.
Kjo vizitë e numrit një të UEFA-s do të zgjasë për rreth tre orë, për shkak se nuk ishte e planifikuar më parë në axhendën e tij.
Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën 2 mars, ndërsa finalja e Conferece League do të luhet më 25 maj në “Air Albania”.
Kjo është hera e parë që kryeqyteti shqiptar pret një event të përmasave të tilla./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?