Mesfushori i Real Madrid-it, Dani Ceballos ka konfirmuar se e ardhmja e tij do vendoset gjatë verës.
Spanjolli u huazua te “Topçinjtë” verën e kaluar, ndërsa në fund të muajit i skadon huazimi, derisa klubi anglez është duke punuar për ta vazhduar edhe për një sezon, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Ceballos ka thënë se është i hapur për qëndrimin në “Emirates” sepse dëshiron të këtë rol të rëndësishëm në skuadër.

“Qëllimi im është që të luaj në Evropian dhe Lojërat Olimpike”.
“Kjo do varet nga përformancat e mia në sezonin e ardhshëm dhe unë duhet të jem në skuadrën në të cilën do kem rol të rëndësishëm për të luajtur”.
“Sidoqoftë, e ardhmja është larg për momentin dhe do vendoset gjatë verës”, përfundoi.
Real Madrid është i hapur për shitjen e Ceballos, por Arsenal duhet të paguajë shumë për të realizuar transferimin./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...