Mediat kanë zbuluar se Liverpooli shtyu shumë muajin e kaluar për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos, por klubi Mbretëror nuk e lejoi atë.
Gjiganti anglez e shiti Philippe Coutinhon në janar te Barcelonë për shifrën e raportuar prej 160 milionë euro.
Trajneri Jurgen Klopp ishte në treg për një zëvendësim ideal të yllit brazilian, por në fund mbeti pa e fituar të.
Liverpooli ishte i vendosur në transferimin e spanjollit Ceballos, por edhe pse lojtari deshi transferimin, Real Madridi e ndaloi atë.
Sipas gazetarit spanjoll Cristobal Soria, klubi i Madridit e bllokoi atë për tu transferuar në Anfield muajin e kaluar.
“Diçka po ndodhi në këtë tratativë”, ka thënë fillimisht Soria për El Chiringuito TV.
“Ceballos dëshironte të shkonte në Liverpool në dimër, por klubi vendosi mos ta linte atë”, përfundoi gazetari spanjoll.
Ndryshe, Liverpooli mendohet të bëjë ofertë edhe gjatë verës për Ceballos, pasi lojtari nuk është i lumtur me minutat e pakët te Reali. /Telegrafi/


Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...