Legjenda e Inter, Antonio Cassano është duke pritur që PSG të paguajë 70 milionë euro për sulmuesin e Inter-it, Mauro Icardi.
Ka dyshime nëse PSG do e aktivizojë klauzolën e blerjes për argjentinasit, shkaku i koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Cassano ka zbuluar se vlera prej 70 milionë euro, nuk do ndryshojë shkaku i koronavirusit.

“E di sigurt se Icardi nuk do qëndrojë te Inter. Është larg për momentin dhe nuk do e vesh fanellën përsëri, edhe kur të rikthehet nga huazimi prej PSG”.
“Në mendimin tim, Inter do fitojë 70 milionë euro nga PSG për Icardi-n, kjo vlerë, për një lojtar si ai, ende mund ta fitosh”.
“Vlera e tij nuk ndryshon edhe pas koronavirusit, nuk e di cila skuadër mund të investojë. Ai me siguri nuk do luaj për Inter”, deklaroi Cassano.
Gjatë sezonit për PSG, Icardi shënoi 20 gola në 31 ndeshje./arbresh.info.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh