
Soccer Football - Serie A - AC Milan v Inter Milan - San Siro, Milan, Italy - February 21, 2021 Inter Milan players celebrate after the match REUTERS/Daniele Mascolo
Legjenda italiane, Antonio Cassano ka folur rreth garës për Scudetto këtë sezon në Serie A, ndërsa beson se do të ishte dështim nëse nuk e fiton Interi.
Gara për titull këtë sezon në kampionatin elitar italian po duket se do të jetë e zjarrtë, pasi ka disa kandidatë.
Liderët e Interit duken si favorit, por prapa tyre nuk qëndrojnë më keq as Milani dhe Juventusi.
Rreth garës për titull ka folur edhe legjenda italiane, Cassano, i cili beson se do të ishte dështim nëse trofeu nuk fitohet nga Nerazzurrët.
“Interi është në garë vetëm për Scudetto. Ata janë eliminuar nga Evropa dhe Coppa Italia. Nëse ata nuk e fitojnë titullin është një dështim”, ka thënë fillimisht Cassano.
“Sidoqoftë, unë çmendem për Atalantën dhe më pëlqen Roma, Fonseca është një trajner i shkëlqyeshëm”.
“Pse duhet të zëvendësohet? Në fillim të sezonit, edhe pse vendi i katërt do të kishim qenë një kryevepër, sot ai është përpara Atalanta, Lazio dhe Napoli”, përfundoi italiani.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...