Iker Casillas ka dhënë sinjale se dëshiron t’i jap fund karrierës së tij te Porto për shkak se ka vendosur lapsin në një marrëveshje të re me klubin.
Ish reprezentuesi i Spanjës ka vendosur lapsin në një marrëveshje të re që do t’i sigurojë qëndrimin te gjiganti portugez deri në fund të sezonit të ardhshëm, kohë gjatë të cilës portieri do të jetë thuajse 39 vjeçar, transmeton portali arbresh.info.
Cassilas u transferua te Porto pas 25 viteve bashkëpunim me Real Madridin, kohë gjatë të cilës ka bërë 725 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve dhe ka fituar një numër të madh trofesh, përfshirë pesë tituj në La Liga dhe katër në Ligë të Kampionëve.
Në nivelin ndërkombëtar, ai është lojtari me më së shumti paraqitje në vendin e tij me 167 paraqitje ndërkohë që është fitues i dy kampionateve evropiane dhe Kampionatit Botëror në vitin 2010.
Paraqitje e ardhshme për skuadrën nën udhëheqjen e Sergio Conceicaos do të jetë paraqitja e 105-të për klubin./arbresh.info/
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...