Iker Casillas ka refuzuar kalimin në Premier Ligë për t’iu bashkuar Portos, ka njoftuar agjenti i lojtarit.
34-vjeçari u nda nga Real Madridi gjatë verës pas më shumë se 700 paraqitje për klubin.
Disa skuadra të famshme evropiane besohet se ishin të interesuara për të duke përfshirë edhe Arsenalin e Tottenhamin.
“Ideja e një skuadreje që ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve ishte kërkesë e jona. Studiuam disa oferta nga Premier Liga, por asnjëra nuk i interesoi Ikerit”, ka thënë Santos Marquez, agjent i Casillasit për “AS Diario”, transmeton koha.net.
Casillas debutoi për Porton të shtunën në fitoren 2 me 0 në miqësoren ndaj Duisburgut.
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...