Casillas ka këshilluar Realin që t’ia rinovojë kontratën Ramosit.
Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe rinovimi, çuditërisht, vetëm sa po zgjatet.
Sido që të jetë, Iker Casillas i ka dërguar mesazh Realit që mos të gabojnë me kapitenin e sotëm, siç gabuan me kapiten e atëhershëm, me vet atë kur e larguan në vitin 2015, raporton gazeta express.
“Ramos është emblema e Real Madridit dhe më të mirët duhet të qëndrojnë në Real Madrid”, tha Casillas.
Lidhur me të ardhmen e tij dhe rikthimin e mundshëm në Madrid, ai tha: “Jemi kthyer në Madrid (të jetojmë) dhe do të shohim me kohë… Por Real Madridi është shtëpia ime, nëse kthehem do të ishte diçka e bukur”. /Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër