“Jam mirë”, është mesazhi që Iker Casillas ua ka dërguar miqve të tij më të ngushtë sapo ka qenë në gjendje ta kapë telefonin e tij mobil pas tretmanit në spital, pas një sulmi në zemër që e pësoi derisa po stërviste me bashkëlojtarët e tij te Porto të mërkurën në mëngjes.
Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar.
Casillas iu nënshtrua një operacioni të vogël, një kateterizimi kardiak, menjëherë pasi u pranua në spital pas një sulmi të vogël në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton të mërkurën në mëngjes.
Menjëherë pasi gjendja ishte qetësuar dhe procedurat mjekësore ndaj tij ishin kryer, 37-vjeçari u kishte shkruar miqve më të afërt, duke u thënë shkurt: “Jam mirë”.
Casillas do t’i mbushë 38 vjet këtë muaj dhe ka qenë pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo e ka rinovuar kontratën me klubin portugez për një sezon, me opsion për të paktën edhe një vit tjetër.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit