Arsenali thuhet se është një hap më afër për të rrëmbyer transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Casemiron.
Kështu raporton uebfaqja spanjolle Don Balon, sipas të cilës ‘Los Blancos’ planifikojnë të zëvendësojnë reprezentuesin brazilian me Julian Weiglin e Borussia Dortmundit, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Casemiro do të jetë një super përforcim te Arsenali, i cili thuhet se dëshiron të zëvendësojë Granit Xhakën dhe Mohamed Elnenyn në rolin defaziv të mesfushës.
Pavarësisht rënies në formë te Madridi këtë sezon, ashtu si shumica e bashkëlojtarëve të tij, Casemiro vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij.
Uebfaqja e lartpërmendur shton gjithashtu se Real Madridi është i përgatitur për të lejuar largimin e tij në rast se ata pranojnë oferta që janë rreth 52 milionë funta./arbresh.info/
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...