Tottenham është në proces të rindërtimit të ekipit pas suksesit historik në Ligën e Evropës, dhe tashmë kërkon të vazhdoj suksesin edhe në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.
Spurs në radhët e tyre dëshirojnë transferimin e yllit të ri të Barcelonës, Marc Casado.
Sipas Diario AS, Tottenham Hotspur janë informuar se do të duhet të paguajnë plot 26 milionë funte për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll nga Barcelona.
Megjithatë, vetë lojtari nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”, pasi e sheh të ardhmen e tij te katalanasit dhe është i vendosur të luftojë për vendin e tij në ekipin e parë.
Edicionin e kaluar ai u paraqit në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet me klubin katalanas nën udhëheqjen e Hansi Flick.
21-vjeçari ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2028./Arbresh.info
🚨 Tottenham have been told they will have to pay £26M to sign Marc Casado from Barcelona.
The Spanish midfielder doesn’t want to leave.
(Source: @Sport) pic.twitter.com/4WLjqc2fHg
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 5, 2025
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë