Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka caktuar datën 13 prill si ditën kur do të marrë vendimin për fatin titullit kampion të ekipit të Skënderbeut për sezonin 2015-2016.
Çështja është mes klubit dhe FSHF-së, me Komisionin e Etikës pranë institucionit të futbollit që vendosi t’ia heqë titullin pas pezullimit të parë që UEFA-s.
Drejtuesit e skuadrës të Skënderbeut vendosën që ta apelonin vendimin në dyert e organit më të lartë të drejtësisë sportive, pasi e cilësonin atë si të padrejtë. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë CAS, pra se cilës palë do t’i japë të drejtë, FSHF-së apo klubit bardhekuq. Nëse gjyqi fitohet nga qeveria e futbollit në vend, atëherë do t’u duhet të shqyrtojnë mundësinë për t’ia dhënë titullin ekipit që është renditur i dyti, Partizanit.
15-herë kampionët e vendit kanë shprehur hapur pretendimet se u takon atyre trofeu i sezonit 2015-2016, por FSHF ka qenë e detyruar të presë një vendim përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Nëse kjo e fundit do të vendosë në favor të korçarëve, atëherë titulli do t’i kthehet Skënderbeut.
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, dys...