Mbrojtësi i Real Madrid-it, Dani Ceballos ka folur për trajnerin Zinedine Zidane, fal të cilit skuadra iu është rikthyer sukseseve.
Real-i edicionin që lamë pas fitoi La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës, mirëpo u eliminua nga Liga e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka thënë se tekniku francez është shkaku i këtyre fitoreve.

“Është i fortë dhe ka besim të madh te skuadra. Na bën të ndjehemi që mund të përforcohemi dhe e ka kthyer skuadrën në fitimtare. Kam disa vite dhe kam fituar tituj me të dhe kam eksperiencë të re çdo ditë”, deklaroi ai.
Tutje, i pyetur për kundërshtarin më të vështirë, Carvajal theksoi se për të është Neymar-i.

“Neymar është lojtari i cili është më i vështiri që të mbrohemi. Është lojtar i mirë, teknik dhe nëse sheh hapësirë e provon të kalojë. Është vështirë ndaj tij”, shtoi ai.
Mbetet të shihet se cilat trofe do arrijë t’i fitojë Real-i në edicionin e ardhshëm 2020/21./arbresh.info.
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...