Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka mbrojtur veten nga akuzat për doping, pas lajmeve të fundit se mbrojtësi spanjoll kishte dështuar t’i kalonte testet e dopingut në dy raste.
Pas humbjes së turpshme të Real Madridit 3-0 ndaj Eibarit të shtunën në mesditë, Ramos foli për gazetarë duke insistuar se asnjëherë nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme, transmeton Gazeta Express.
“Natyrisht, do të marr masa, sepse po tentojnë të ma njollosin emrin dhe statusin tim. Për 15 viteve asnjëherë nuk e kam refuzuar asnjë kontroll të dopingut dhe ata që i vënë dokumentet në tavolinë e dinë se unë nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme”, tha Ramos.
“Për një kohë të gjatë jam i lumtur dhe po e shijoj karrierën time, dhe kushdo që ka problem me këtë mund të pirdhet. Është çështje e komplikuar, por ekipi im ligjor do të dalë kundër këtyre akuzave, siç bëri Real Madridi dhe UEFA dje”, shtoi ai.
“Gjatë karrierës sime profesionale i kam bërë 300 kontrolle dhe kurrë nuk e kam shkelur asnjë rregull”, insistoi ai.
Kosova voton sot, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea