Mesfushori anglez, Michael Carrick ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.
36 vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë sezon, që kur u diagnostifikua me probleme me zemrën.
“Vjen një kohë kur trupi u thotë se është koha të ndaloni. Tash jam këtu. Pas problemit me zemër kam menduar dy ose tri ditë se si do t’ia dal? U ktheva dhe doja të kryeja detyrat e mija. Më duhet ta mbaj veten të gatshëm. Shpresoj të luaj sërish dhe po shijoj ushtrimet. Po përpiqem shumë të ndihmoj sepse e kuptoj se ku jam”, ka thënë Carrick.
Carrick ka fituar pesë tituj të Premier Ligës dhe njëherë Ligën e Kampionëve që kur iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2006 nga Tottenham.
Ish reprezentuesi anglez karrierën e kishte filluar te West Ham United, më pas e kishte vazhduar në Tottenham, skuadër nga e cila u larguar për United.
Carrick për ‘djajtë e kuq’ ka 436 paraqitje, duke shënuar 40 gola, ndërsa për kombëtaren angleze është paraqitur në 34 ndeshje./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...