“United bëri një gabim duke e blerë Ronaldon përsëri verën e kaluar dhe do të ishte një gabim edhe më i madh nëse e mban atë ende në sezonin e ardhshëm”.
Ky është mendimi i ish-lojtarit të Liverpool-it, Jamie Carragher. Ai foli për Manchester United dhe blerjen e Cristiano Ronaldos gjatë një interviste për Telegraph.
“Nëse ai largohet brenda disa muajsh do të zgjidhë më shumë probleme sesa mund të krijojë. Sa herë që ka një rezultat zhgënjyes, del një histori e re rreth tij ku flitet për të ardhmen e tij. Sa herë që shënon një lojtar në ekip përveç tij, ka një reagim të dekurajuar. Vitin e kaluar Manchester United ishte një skuadër më e bashkuar dhe e balancuar se tani.
Asnjë lojtar nuk mund të jetë më i madh se klubi për të cilin luan. Kur një menaxher lë jashtë një futbollist 37-vjeçar nuk duhet të bëjë zë, askush nuk e kupton këtë më mirë se Sir Alex Ferguson. Ai shiti Van Nistelroy në 2006 sepse etja e tij personale për gola po pengonte përparimin e shokëve të rinj të skuadrës”.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë