Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për trajnerin Arne Slot, duke thënë se ai “nuk ka asnjë justifikim” nëse Liverpool dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Kampionët aktualë të Premier League gjenden në pozitën e gjashtë në kampionat, pas humbjes ndaj Bournemouth të shtunën mbrëma, duke mbetur dy pikë larg Manchester Unitedit që mban vendin e katërt.
Megjithatë, ndryshe nga forma e dobët në kampionat, Liverpool po paraqitet mirë në Champions League, ku aktualisht renditet i katërti në fazën e ligës, pasi ka mposhtur skuadra si Real Madridi dhe Interi.
Sipas Carragher, pikërisht kjo tregon problemin kryesor: Slot ka ndërtuar një skuadër që funksionon në Evropë, por jo të përshtatshme për kërkesat e Premier League.
“Set-pieces, long throws, low blocks… Liverpool can’t cope with ANY of them” 👀
Carra believes Liverpool are a team less suited to the Premier League, and says Arne Slot HAS to qualify for the Champions League this season 🗣️ pic.twitter.com/CAuRyQCxya
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) January 26, 2026
“Janë tri elemente kyçe në Premier League: goditjet standarde dhe goditjet anësore, loja nga kundërsulmi dhe përballja me skuadra që mbrohen thellë. Liverpool nuk po arrin të përballet me asnjërën prej tyre,” deklaroi Carragher në emisionin Monday Night Football në Sky Sports.
Ai shtoi se skuadra e Slot duket më e ndërtuar për Champions League sesa për ritmin dhe intensitetin e futbollit anglez.
I pyetur nëse sezoni i Slotit varet vetëm nga Champions League, Carragher pranoi se trajneri holandez ka marrë shumë kritika të padrejta, por theksoi se mungesa e kualifikimit evropian do të ishte e pajustifikueshme.
“Nëse nuk kualifikohesh në Ligën e Kampionëve, nuk e ke fituar kampionatin sezonin e kaluar dhe ke shpenzuar aq shumë sa shpenzon Liverpooli, atëherë nuk mendoj se ke asnjë justifikim,” shtoi ai.
Këto komente vijnë vetëm pak ditë pasi Carragher kishte dalë në mbrojtje të Slotit, duke kritikuar mungesën e respektit ndaj trajnerit.
“Vetëm gjashtë muaj pas fitimit të titullit, po sillet sikur Slot nuk e di çfarë po bën. Kjo është mungesë respekti,” kishte deklaruar ai javën e kaluar./Arbresh.info
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...