Legjenda angleze e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se Arsenali duhet të shesë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.
Mbrojtësi i Topçinjve shënoi një autogol të hershëm në Anfield dhe ishte në fushën e lojës për 90 minuta në humbjen pas penalltive të Arsenalit në Carabao Cup ndaj Liverpoolit.
Paraqitja e tij e të mërkurës ndaj Liverpoolit, por edhe në përgjithësi e Mustafit është kritikuar shumë nga Carragher, i cili e ka këshilluar Arsenalin ta shes mbrojtësin shqiptar.
“Unë mendoj se kanë kaluar ditët e Mustafit duke luajtur në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports.
“Ai është vetëm një nga ata mbrojtës. Kur dikush e bën atë gjë i bën të tjerët nervozë”.
“Ju nuk mund të luani lojën tuaj, sepse ju jeni gjatë gjithë kohës duhet ta mbuloni edhe atë”.
“Mendoj se pasi të largohet ai, do të jetë më mirë për të gjithë në Arsenal”, përfundoi ish-mbrojtësi i Liverpoolit.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...