Carlos: Man Utd do të ishte shumë me fat për të pasur Zidanen trajner

17:46 | 15 Tetor 2018

Legjenda e Brazilit dhe Real Madridit, Roberto Carlos beson se Manchester United do të ishte “shumë me fat” për të pasur Zinedine Zidanen si trajner.

Jose Mourinho është nën një presion të vazhdueshëm në United pas një fillimit të tmerrshëm të sezonit brenda të cilit “Djajtë të Kuq” kanë regjistruar vetëm pesë fitore brenda të gjitha kompeticioneve para pushimeve ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info.

Para fitores dramatike të United me një rikthim kundër Newcastles, raportet të shumta sugjeronin se trajneri do të shkarkohej në atë vikend pavarësisht rezultatit, por portugezi vazhdoi qëndrimin në karrigen e nxehtë në Old Trafford.

Megjithatë agjenti i tij, Alian Migliaccio, duket se ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me mundësinë që francezi të zëvendësonte Mourinhon në fillim të këtij muaji.

I pyetur rreth këtyre spekulime, ish bashkëlojtari i Zidanes – Carlos ka thënë për ‘AS’:

“Është shumë e vështirë për një trajner të largohet nga skuadra në këtë moment”

“Por, në çfarëdo rasti, Zinedine Zidane është një trajner i mrekullueshëm dhe çdo skuadër në të cilën shkon do të jetë mjaftë me fat”

Arsene Wenger është përmendur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Mourinhos në United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara