Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol mendon se sulmuesi Lionel Messi është i motivuar dhe do qëndrojë në klub për shumë vite.
Argjentinasi kishte kërkuar t’i lejohet të aktivizohet klauzola për tu larguar si agjent i lirë, kërkesë që u refuzua nga bordi, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Puyol beson se Messi nuk do largohet dhe ndoshta do e rinovojë kontratën.

“Si çdo tifozë, nuk doja që Messi të largohet, por ky është futbolli”.
“Në fund vendosi të qëndrojë. Kohën e fundit ka thënë se është i motivuar dhe dëshiron të fitojë dhe ne shpresojmë të jetë me ne për disa vite”.
“Është i rëndësishëm për La Liga-n, është ndër më të mirët në botë”, deklaroi ai.
Argjentinasi këtë edicion ka realizuar tri gola në pesë paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë