Trajneri i Guanzhou Evergrande, Fabio Cannavero mendon se është absurde që futbolli ka rifilluar në Bundesligë, ndërsa po pritet vetëm zyrtarizimi në Itali.
Kampioni i botës thotë se në Kinë nuk planifikohet të nis kampionati deri në muajin tetor.
“Këtu kampionati do të fillojë në tetor, për mua më duket absurde se ndeshje po luhen në Gjermani dhe pothuajse në Itali. Ne po flasim për respektimin e jetës së njerëzve”, tha italine, përcjell lajmi.net.
Sa i përket pagave të lojtarëve, Cannavaro tha: “Në Kinë, federata ka propozuar një ulje prej 50 përqind të kompensimit gjatë tre muajve të fundit. Problemi nuk është ky sepse lojtarët përfaqësojnë pjesën më të mirë të futbollit”.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit