U transferua me shumë bujë në Angli, por aventura e Joao Cancelos te Manchester City mund të përfundojë shumë shpejt.
Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit ka gjetur pak hapësira në formacionin e Pep Guardiolës te Citiziens dhe gjasat janë që Cancelo t’i japë lamtumirën Premier Leagues që në merkaton e janarit.
Për Cancelon interesohet fuqishëm Valencia që është gati ta rikthejë në Mestalla, ndërkohë që për lojtarin portugez po lëviz edhe Bayern Munich. Gjithsesi Pep Guardiola nuk dëshiron ta lërë të largohet Joao Cancelon dhe në një intervistë ka deklaruar se dëshiron që anësori portugez të qëndrojë në Etihad Stadium.
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...