Juventusi ka konfirmuar se Joao Cancelo e ka përfunduar me sukses operacionin në gjurin e tij të djathtë.
Reprezentuesi i Portugalisë ka kryer një operacion në klinikën Sedes Sapientias në Torino gjatë ditës së sotme (e premte), shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi pritet të jetë jashtë fushës të paktën deri në mes të muajit janar.
Cancelo ka qenë njëri nga performuesit më të mirë të Juves qysh pasi iu bashkua atyre nga Valencia për 40.4 milionë euro.
Ai ka bërë 15 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve te skuadra e Massimiliano Allegrit./arbresh.info/
https://twitter.com/juventusfcen/status/1073651749087559680
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...
Trazirë në Anfield: Tifozët e Liverpoolit marrin vendim radi...
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...