Në një deklaratë të lëshuar këtë të premte, Barcelona njofton se João Cancelo ka pësuar një lëndim (tendosje) në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë.
Lojtari portugez u zëvendësua në minutën e 11-të të ndeshjes kundër Las Palmas një ditë më parë.
Barcelona nuk jep një vlerësim për kohën që portugezi do të qëndrojë në infermieri, por duket e sigurt që Cancelo do të humbasë Superkupën, të planifikuar për javën e ardhshme.
Ekipi i trajnuar nga Xavi do të përballet me Osasunën në gjysmëfinalen e dytë, e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 11 janar. Një ditë më parë, Reali dhe Atlético e Madridit do të luajnë gjysmëfinalen e parë, ndërsa finalja do të zhvillohet më 14 janar.
Mbrojtësi portugez ka luajtur 22 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime./SS
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit