Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka qenë në vizitë në Stamboll.
Loriku ishte pjesë e gjigantit turk Galatasaray në stinorin 2010-2011 para se të kalonte te Lazio. Gjakovari luajti 24 ndeshje për gjigantin turk ku arriti të shënonte edhe një gol në kampionat. E pas vizitës në Stambol, Cana ka shkuar për të parë nga afër edhe ish-klubin e tij Galatasaray.

Pasi është takuar me ish-shokët e skuadrës, Loriku ka vizituar edhe muzeun e klubit, shkruan Telegrafi. Themeluesi i gjigantit turk është djali i ish-shkrimtarit të famshëm shqiptar Sami Frashëri, Ali. Cana ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku me krenari tregon këtë gjë.
“Në muzeun e Galatasarayt, themelues i të cilit është Ali Sami Frashëri”, ka shkruar Cana. /Telegrafi/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë