Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana është shfaqur i emocionuar para kamerave, sa ishte në pritje për të shkelmuar topin e fundit para ndeshjes Shqipëri-Itali.
Lorik Cana kishte paralajmëruar më parë pensionimin me kombëtaren Shqiptare, por ka pritur ndeshjen e fundit kualifikuese për ta shqelmuar topin e fundit.
Është pikërisht ndeshja ndaj një fqinji siç është Italia që Cana do ta shqelmoj topin e fundit për pensionimin zyrtare me Shqipërinë.
Në pritje të fillimit të ndeshjes, ish-kapiteni i kombëtares ka folur me emocione, por i vjen keq që në këtë moment nuk do jenë tifozët zyrtar të kombëtares ‘Tifozat Kuq e Zi’
“Më vjen keq që ‘Tifozat Kuq e Zi’ nuk do të jenë në stadium, por besoj edhe atyre ju vjen keq. Janë pjesë e pandarë e Kombëtares, pasi kanë themeluar grupin e parë të tifozëve”, ka thënë fillimisht Cana për TVSH.
“Ata përfaqësojnë çdo vlerë, me shqiptarë nga të gjitha trevat. Megjithatë, jemi sqaruar për këtë mungesë. Unë lamtumirën nuk mund ta zgjasja kaq shumë”.
“E ardhmja? Nuk është prioriteti im të bëhem trajner. Do shoh të marrë një projekt, për të qenë drejtues në një klub”.
“Djali? Të bëj çfarë ka dëshirë, unë do ta mbështes. Nëse është për të zgjedhur një sport, do t’i thosha të bëhej tenist”, përfundoi ish-kapiteni i Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...