Lojtarët e Kombëtares duket se po e teprojnë pak me patriotizëm.
Lojtarët e Kombëtares janë heronjtë e historisë moderne shqiptare, por disa raste e kanë tepruar me patriotizëm.
Rasti më konkret është para ndeshjes historike kundër Armenisë, ku flamuri kombëtarë është përdorur si përparëse berberhanesh.
Fotografitë janë marrë nga profili publik i berberit Erti Biturku në Instagram dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak një pjese të madhe të tifozëve.
Biturku është një berber nga Kavaja, i cili ka qethur me radhë futbollistët e Kombëtares si Lorik Cana, Elseid Hysaj, Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Andi Lilaj, e shumë të tjerë përpara ndeshjes me Armeninë.
Por, ajo që bie në sy është përparësja që berberi ka përdorur, e cila rezulton të jetë flamuri i Shqipërisë.
Në përpjekje për t’u dukur sa më patriot, berberi dhe futbollistët e kanë tepruar me këtë gjest, sepse flamuri kombëtar nuk është për t’u përdorur si përparëse në berberhane.
“Travel and Tour World”: Berati, destinacioni i përsosur për...
Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë d...
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët t...
Yll Limani sivjet nuk do të performojë në klube
“Vëllaznimi” reagon për incidentin gjatë ndeshje...
Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Me e lëshu veten kë...