Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka disa fjalë për lojtarët kuqezi para Europianit të Gjermanisë që luhet pas pak ditësh.
Shqipëria është në një grup me Italinë, Kroacinë e Spanjën.
Cana do jetë në mesin e ish lojtarëve që do mbështesin kombëtaren në Gjermani – teksa do ta shikojnë së bashku ndeshjen me Italinë.
“Mungojnë edhe pak kohë për momentin historik, EURO2024. Do jemi prezent për herë të dytë, me plot dëshirë e kënaqësi. unë si Lorik dhe gjithë ish lojtarët tjerë do jemi prezent me delegacion për të mbështetur ekipin tonë kombëtar kundër Italisë. Forca shqiptaria dhe sa më lartë”, tha Lorik Cana për FSHF.
Shqipëria lojën e parë e luan të shtunën me Italinë me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...