Cambiaso i jep fund karrierës me Leicesterin

21:35 | 21 Korrik 2015
M. A.

Esteban Cambiaso ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë karrierën te Leicester City.

Mesfushori me eksperiencë iu bashkua Leicesterit sezonin e kaluar duke nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe një sezon më vonë, ai ka njoftuar se do që ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

“Dua të njoftoj se kam vendosur të mos vazhdoj kontratën me Leicesterin”, ka njoftuar lojtari përmes Facebookut. “Kam marrë këtë vendim vetëm 24 orë pasi mora ofertën nga Leicesteri sepse dua që klubi të ketë sa më shumë kohë për të gjetur një alternativë”.

“Dua të falënderoj fansat që më bënë shumë krenar sezonin e klubit me energji dhe shpirt të jashtëzakonshëm. Falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtarët, stafin dhe çdo anëtar të klubit, me të cilët kam jetuar një nga vitet më të rëndësishme në karrierë”, ka shkruar lojtari.

Shpërndaje në rrjete sociale