Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur për qëllimet e tij me skuadrën italiane.
“Ne shpresojmë të fitojmë gjithçka. Nuk ka dyshim se ne po përpiqemi të përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi një përgjegjësi të madhe. Në Itali, tashmë kam fituar gjithçka. Qëllimi im është Liga e Kampionëve. Duke marrë parasysh që humbëm finalen dy vjet më parë, ëndrra ime është të kthehem atje dhe të festoj, dhe ndoshta edhe të fitoj Topin e Artë”, tha fillimisht ai.
Këtë sezon, 31-vjeçari turk ka luajtur 32 ndeshje, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime për skuadrën italiane.
Interi, i cili kryeson Serie A me 64 pikë, tre më shumë se Napoli i vendit të dytë, do të përballet me Bayernin në çerekfinalet e UEFA Champions League.
Në Kupën e Italisë, skuadra e Inzaghit dhe Taremit do të përballen me Milanin./Arbresh.info
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu