Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu shpreson se bashkëkombësi i tij, Arda Guler, do t’i bashkohet Nerazzurrëve gjatë verës.
Agjentët e Guler thuhet se kanë zhvilluar bisedime ‘pozitive’ me gjigantët e Serie A, Interin, dhe mesfushori Calhanoglu nxiti spekulimet e transferimeve mbrëmë pas fitores 3-1 të Turqisë kundër Hungarisë.
“Arda Guler është një lojtar shumë i rëndësishëm, një vëlla për të cilin më intereson shumë”, ka thënë fillimisht Calhanoglu.
“Do të doja që ai të vinte dhe të luante me ne në Inter. Këshilla ime është që ai të shkojë atje ku merr më shumë kohë, ai e meriton atë”.
“Të gjithë duan lojtarë cilësorë. Unë nuk e di se si po shkojnë gjërat për të në Real Madrid, kështu që nuk dua të përfshihem shumë. Shpresoj që ai të luajë më shumë sepse e meriton”, përfundoi turku.

Interi pritet të nënshkruajë të paktën një sulmues të ri në afatin kalimtar të verës 2025, duke i dhënë Simone Inzaghit rezerva cilësore për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.
Santiago Castro i Bolognës dhe Nico Paz i Como janë lidhur gjithashtu me një lëvizje gjatë verës në Stadio Giuseppe Meazza. /Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...