Turku Cuneyt Cakir është caktuar gjyqtar kryesor për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Reali do të jetë nikoqir i Bayernit në “Santiago Bernabeu” të martën në mbrëmje duke pasur parasysh se e ka fituar takimin e parë në Munich me rezultat 2-1, raporton Gazeta Express.
Turku Cakir ka qenë gjyqtar edhe në ndeshjen e parë çerekfinale mes Juventusit dhe Real Madridit në këtë sezon të garave, të cilën vizitorët nga Madridi e fituan me rezultat të thellë 3-0.
Në fazën grupore, ai e drejtoi ndeshjen mes Tottenhamit dhe Real Madridit, ndërsa sezonin e kaluar ishte në krye të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale mes Realit dhe Atletico Madridit në “Vicente Calderon”.
Për më tepër, ai drejtoi edhe takimin e parë të 1/8 së finales mes Chelseat dhe Barcelonës, që përfundoi pa fitues 1-1, si dhe finalen e Championsit mes gjigantit katalan dhe Juventusit në Berlin më 2015.
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...