Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë finalen e Copa del Rey këtë të shtunë me 26 prill.
Një ndeshje e cila përcakton fituesin e Kupës së Mbretit për këtë vit. Tashmë disa ditë para kësaj përballjes janë caktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi në këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Ricardo de Burgos Bengoetxea është emëruar si gjyqtari kryesor, me Pablo Gonzalez Fuertes në VAR.
? OFFICIAL: Ricardo De Burgos Bengoetxea is the Copa del Rey final referee. pic.twitter.com/5ElihsfOwq
— Madrid Xtra (@MadridXtra) April 21, 2025
Kjo do të jetë finalja e parë e Kupës së Mbretit për Burgos Bengoetxea, ani pse ai ka drejtuar ‘El Clasicon’ edhe në të kaluarën.
Ai paraprakisht kishte ndarë drejtësinë në dy finale të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit.
E dyta ishte në vitin 2023, në formatin aktual, ku Barcelona e mposhti Real Madridin me rezultat 3-1.
Nën vëzhgimin e tij, Barcelona ka marrë 25 fitore, një barazim dhe pesë humbje, teksa Real Madridi në anën tjetër ka fituar 16 ndeshje, ka barazuar katër dhe ka humbur po ashtu pesë.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...