Gjatë kësaj mesjavë luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Kurse gjatë ditës së sotme në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë edhe shorti për të caktuar gjyqtarët për dy sfidat, shkruan Arbersh.info.
Dy çiftet gjysmëfinaliste janë Prishtina – Drita dhe Llapi – Drenica.
Ilir Mehmeti është shortuar për të ndarë drejtësi në derbin mes Prishtinës dhe Dritës. Asistentë të tij janë Granit Hyseni dhe Besnik Morina. Gjyqtar i katërt do të jetë Kujtim Krasniqi.
Në VAR do të jenë Burim Jahmurataj dhe Arbnor Bullatovci.
Tek sfida tjetër mes Llapit dhe Drenicës, gjyqtar kryesor u caktua Dardan Çaka, ndihmësit e tij janë Fatlum Berisha e Fatmir Sekiraqa kurse i katërti do të jetë Rrezart Hasanaj.
Sistemin VAR do ta përbëjnë Mentor Ajeti e Burim Selimaj.
Dy sfidat fillojnë nga ora 15:00./Arbresh.info
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë