Përveç barazimit 2-2 me Villarealin mbrëmë, Juventusi mori një tjetër goditje, pasi u lëndua iu lëndua futbollisti Juan Cabal.
Cabal do të mungojë rreth dy muaj pas dëmtimit në kofshë, shkruan Arbresh.info.
Në një deklaratë zyrtare, klubi bardhezi njoftoi se Cabal ka marrë një lëndim në kofshën e djathtë.
“Juan Cabal, i cili u detyrua të largohej gjatë pjesës së parë të sfidës kundër Villarrealit, iu nënshtrua testeve diagnostikuese në J|Medical. Rezultatet zbuluan një dëmtim të gradës së moderuar në muskulin biceps femoris të kofshës së djathtë. Ai do të kryejë kontrolle të tjera pas dy javësh për të përcaktuar kohëzgjatjen e rikuperimit”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Kolumbiani e nisi mirë këtë sezon duke shënuar gol me Atalantan në barazimin 1-1 në duelin e Serie A.
Mirëpo kjo do të jetë një tjetër goditje e rëndë për të, pasi mungoi afro gjithë sezonit të kaluar pas dëmtimit në ACL./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...