Trepça po vazhdon konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri ku do të marrë pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për vitin e dytë me radhë.
Kampionia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë disa lëvizje në skuadër, shkruan Arbresh.info.
Pasi transferuan mbrëmë lojtarin e parë të huaj, JaCori Payne dhe sot zyrtarizuan marrëveshjen e bashkëpunimit me shtyllën e ekipt, Drilon Hajrizi, ata njoftuan edhe për transferimin e Burim Zekiqit.
Zekiqi i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, do të jetë vendori i radhës në radhët e Trepcës për këtë edicion.
Ai është rikthyer në tempullin e tij pas tri vitesh, ku gjatë këtyre tre sezoneve djersiti fanellën e Vëllaznimit, Proton Cable Prizrenit dhe Grapeland Basketball nga Rahoveci./Arbresh.info
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë