Bundeliga gjermane ka zbuluar këtë të premte kalendarin për sezonin futbollsitik 2021-2022.
Edicioni i ri i kampionatit gjerman do të nisë të premten e 13 gushtit në orën 20:30 me supersifdën mes Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich.
Kampionët në fuqi do të kenë një transfertë të vështirë në një fushë delikate ku gjithmonë kanë hasur vështirësi. 8 sfidat e tjera të javës së parë do të luhen mes të shtunës dhe të dielës së 14 dhe 15 gushtit.
Borussia e Dortmundit do ta nisë kampionatin me sfidën ndaj Eintracht Frankfurt në Signal Iduna Park ndërkohë që Leipzig do të luajë në transfertë përballë Mainz.
Duel i vështirë për Bochum i rikthyer në Bundesligën e parë pas shumë vitesh mungesë pasi do të sfidojë në transfertë Wolfsburg që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë edhe në grupet e Champions League ndërkohë që në transfertë do ta nisë edhe Greuther Furth përballë Shtuttgart.
Përsa i përket kalendarit në vazhdim java e 4-t premton spektakël me sfidat Leipzig-Bayern dhe Bayer Leverkusen-Borussia Dortmund. Ndërkohë klasikja e futbollit gjerman ajo mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich është në program në 5 dhjetor në Signal Iduna Park e vlefshme për javën e 14-të.
Der Spielplan der #Bundesliga auf einen Blick. Um ihn mit automatischen Updates in Deinem Kalender zu haben, klicke hier:https://t.co/voGHGd5jX2 pic.twitter.com/fkqrKpfDMX
— BUNDESLIGA (@Bundesliga_DE) June 25, 2021
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...