Bundesliga gjermane sot (e shtunë) vazhdon me pesë ndeshje të vlefshme për xhiron e 29-të.
Nga ora 15:30 janë në orar katër ndeshje, me Hertha Berlin që takohet me Augsburg, Mainz me Hoffenheim, Schalke me Werder Bremen dhe Wolfsburg me Eintracht Frankufrt. Ndeshja e fundit e ditës, është ajo mes Bayern Munich dhe Dusseldorf, e planifikuar nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.
Në këto përballje, tifozët e futbollit në Kosovë kanë mundësinë të ndjekin dy yjet e ‘Dardanëve’, Milot Rashicën dhe Valon Berishën.
Rashica me Werderin e tij udhëton në ‘Gelsenkirchen’, për sfidën aspak të lehtë kundër Schalkes.
Shpresa më e madhe e Werder qëndron se në dy ndeshjet e fundit kanë arritur një fitore dhe një barazim, ndërsa kundërshtarët e tyre në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore, duke u mundur katër herë, e duke arritur një barazim.
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, që është edhe golashënuesi më i mirë i Werder këtë sezon, ka vuajtur për gjetjen e formës më të mirë pas rifillimit të futbollit, teksa në Bundesligë nuk shënon nga 14 dhjetori i vitit të kaluar, por gjeti portën e Manuel Neuer në sfidën kundër Bayern Munich.
E pikërisht Bayern Munich, do të jetë kundërshtar i yllit tjetër të Kosovës, Valon Berishës, që vesh fanellën e Fortuna Dusseldorf.
Berisha në fitoren e fundit të Dusseldorf kundër Schalkes u paraqit për 81 minuta, pas kthimit nga lëndimi i pësuar në ndeshjen paraprake.

Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...