Gianluigi Buffon raportohet se rrezikon të ndëshkohet edhe për ndeshjet në kampionatin italian pas shpërthimit të tij në disfatën e Juventusit kundër Real Madridit.
Sipas një raporti nga ‘Gazzetta dello Sport’, Buffonit mund t’i ipet një suspendim kohor në rast se gjyqtari Michael Olivier ka qenë “shumë i ashpër” në raportin e tij dhe paneli disiplinor i UEFA-së vendos për të vlerësuar kritikat e tij, transmeton portali arbresh.info.
Portieri citohet t’i ketë thënë gjyqtarit “kafshë”, “i pashpirt” dhe “kofsh plehrash” pas ndëshkimit të tij me karton të kuq direkt në eliminimin e Juves në Ligë të Kampionëve nga Real Madridi, i cili fitoi penalti në minutat shtesë.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse 40-vjeçari do ndëshkohet derisa vazhdon të thuhet se do të pensionohet me përfundim të sezonit.
Real Madridi nga ana tjetër do të mësojë rivalin e ardhshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...