Bruno shpërblehet nga United

22:30 | 22 Maj 2021

Bruno Fernandes pritet që të zgjat kontratën me Manchester United pas paraqitjeve brilante të tij

Bruno Fernandes është afër që të fitojë 200 mijë funte në javë me një kontratë të re që ia ka ofruar Manchester Unite, derisa edhe ai është i lumtur me progresin e tij në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

Mesfushorit portugez kështu do t’i dyfishohet paga pas një sezoni ku ai shënoi disa gola e ku e shohim atë në Old Trafford duke shënuar 28 gola, shkruan Mirror – transmeton GazetaExpress. Agjenti i tij, Miguel Pinto ka ateruar në Manchester të martën ku është në biseda me United – klubi dëshiron një kontratë të nënshkruar para se të fillon Euro 2020.

“Prioriteti i imë sot është të fitojmë trofe. Tituj kolektivë janë shumë më të rëndësishëm se titujt individual dhe ne po punojmë për këtë këtu. Mendoj që klubi është përmirësuar shumë prej që unë jam këtu”, ka thënë Fernandes.

“Është në fazë të rritjes dhe lojtarët janë duke pasur gjithnjë e më shumë mentalitet të fortë të cilin ju duhet ta keni në një klub si Manchester United, të cilët dëshirojnë të fitojnë tituj, shumë tituj. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Ndjejë që jam pjesë e kësaj dhe jam këtu për ta ndihmuar klubin që të zhvillohet”, ka thënë në intervistën e fundit Bruno.

Bruno (26) u transferua nga Sportingu në United për 47 milionë funte vetëm një vit më parë dhe është bërë njëri ndër lojtarët më të mirë të Reds. Ai ka edhe katër vite kontratë por United dëshiron ta shpërblejë atë për paraqitjet e mira të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara