Drita nesër luan takimin e radhës në Ligën e Konferencës ndaj Shkëndijes së Tetovës.
Një ditë para kësaj përballje në konferencë për media ka dal trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani së bashku me kapitenin Rron Broja, shkruan Arbresh.info.
Broja përveç që po foli për ndeshjen u ndal edhe tek tifozët.
“E njohim mirë Shkëndijën, do i respektojmë maksimalisht, por kemi kualitetin për fitore dhe të jetë një natë historike për ne”.
“Në tribuna do jetë natë e madhe, sepse do jenë dy tifozëri shumë të zjarrta, teksa në fushë dy skuadrat do duan fitoren”, tha ai.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...