Armando Broja merr për dore Chelsean në FA Cup, duke u bërë protagonist në triumfin 4-0 të londinezëve ndaj Prestonit dhe kualifikimin në fazën e 1/16-ave.
Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar sfidën në “Stamford Bridge” dhe gjatë pjesës së parë e pati shumë të vështirë të gjejë hapësira, ndonëse dyluftoi jo pak me mbrojtjen e ngjeshur të Prestonit.
Por pikërisht kur sfida po bëhej stresuese për vendasit, ishte Broja ai që i qetësoi të gjithë, me një kërcim dhe goditje perfekte me kokë, duke dërguar topin në rrjetë për golin e avantazhit.
Ky gol zhbllokoi sulmuesin kuqezi dhe Chelsean, me Brojën që dy minuta më vonë i shkoi pranë golit të dytë, por këtë herë traversa i mohoi festën. Më pas ishin Thiago Silva, Sterling dhe Enzo Fernandez që shënuan dy herë të tjera në portën e Prestonit, duke vulosur kualifikimin.
Në minutën e 71-të Broja i shkoi sërish pranë golit, duke dribluar edhe portierin, por një mbrojtës largoi topin mbi vijën fatale për t’i mohuar kënaqësinë e dygolëshit të mbrëmjes. Në të 75-ën sulmuesi kuqezi u ul në stol, natyrisht jo i lumtur, por me misionin e kryer me sukses./SS
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...