Armando Broja, sipas të gjitha gjasave, nuk do të lëvizë nga Chelsea në orët e mbetura të merkatos së janarit. Media angleze shkruan se drejtuesit e bluve të Londrës kanë refuzuar ofertën e Wolverhamptonit për huazimin e sulmuesit kuqezi.
Klubi londinez i ka vënë një çmim të majmë prej 50 milionësh 22-vjeçarit, i cili në këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje nën drejtimin e Mauricio Pochettinos. Trajneri argjentinas ende nuk është i bindur për ta mbajtur Brojën, por Chelsea nuk ka ndërmend ta huazojë, pasi i nevojiten para për shkak të rregullave të Fair Play-t Financiar. Përveç Brojës, në shitje është edhe Trevoh Chalobah.
Pra, një huazim i sulmuesit shqiptar nuk është në interes të skuadrës londineze, që nuk ka pranuar as të hyjë në bisedime me
Wolves për formulën e huazimit.
Wolves nuk është klubi i vetëm që është ka shfaqur interes për Brojën, pasi sulmuesi pëlqehet shumë edhe nga Aston Villa.
Chelsea është i interesuar për sulmuesin e “Villans”, Jhon Duran, 20 vjeç, kështu që ekziston mundësia që të ndodhë një shkëmbim mes lojtarëve./ss

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit