Mediet britanike kanë vlerësuar në maksimum paraqitjen e e Armando Brojës në FA Kupën e Anglisë, në ndeshjen përballë Prestonit.
Në analizën e bërë pas takimit, “Mirror” vendos theksin mbi pesë argumentet kyçe të këtij dueli dhe në vend të parë merr hapësirë sulmuesi shqiptar.
“Broja shfrytëzon shansin e vet. Me Nicolas Jekson në Afrikë për të luajtur Kupën e Kombeve, Brojës iu dha mundësia të udhëhiqte sulmin. Ish-sulmuesi i Sauthemptohnit vinte nga një seri paraqitjesh mesatare ku në 14 takime radhazi, që prej momentit kur u rikthye nga dëmtimi i gjatë, kishte mundur të shënonte vetëm një gol. Gjithsesi ai rilindi në minutën e 58-të duke kthyer në gol një harkim të artë të Malo Gustos. Pak çaste më pas 22-vjeçari kishte mundësi të dyfishonte shifrat, po nuk ia doli të shënonte përsëri”, thuhet në analizën për paraqitjen e Brojës./rtsh
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve