Julio Enciso i Brighton shënoi një gol fantastike teksa “Pulëbardha”, konfirmoi kualifikimin në Europa League me një barazim argëtues kundër kampionëve Manchester City.
Phil Foden hapi rezultatin për Cityn që ndjek trebletë, duke e shtrydhur topin përtej mbrojtësit të Brighton, Jan Paul van Hecke në vijën e portës, pasi asistimi i Erling Haaland la të bllokuar portierin Jason Steele.
“Pulëbardha” me meritë barazuan me goditjen mahnitëse të 19-vjeçarit Enciso, i cili shigjetoi në këndin e sipërm nga 25 metra.
Haaland kishte një gol të përjashtuar për një tërheqje në shënuesin e tij në minutën e 79-të pas një rishikimi video ndihmës gjyqtari, teksa Brighton mbajti një barazim që i jep fund serisë së Cityt prej 12 ndeshjesh në Premier League.
Sa i përket Brighton-it, pika e fituar me vështirësi vulos një përfundim në top gjashtëshe dhe sigurojnë një vend në fazën e grupeve të Europa League sezonin e ardhshëm./Arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu