Arsenali është mposhtur nga Brighton sot (e enjte) me rezultat 1 – 2 në kuadër të Premierë Ligës.
Ndeshja ishte e balancuar nga dy anët me mysafirët që arritën të tundin portën dy herë në ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Golin e epërsisë e shënoi Webster në minutën e 36-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, ndeshje e cila u zhvillua në “Emirates”.

Në pjesën e dytë “Topçinjtë” ishin më agresiv dhe në minutën e 50-të Lacazzete shënoi një gol të bukur me kokë, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi mysafirët më minutën e 80-të dyfishuan rezultatin me anë të Maupay, gol i cili njëkohësisht ishte i fundit në ndeshje.
Pas kësaj humbje, Arsenali vazhdon në formë zhgënjyese pasi në nëntë ndeshje nuk di për fitore derisa renditët në vendin e 10-të në tabelë me 19 pikë, ndërsa Brighton është në vendin e 13-të me 18 pikë./arbresh.info.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...