Portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet thuhet të jetë afër largimit nga klubi në Anfield për të siguruar kalimin te gjiganti italian – Napoli, brenda dy ditëve të ardhshme.
30-vjeçari ishte përzgjedhja e dytë te Liverpooli sezonin e kaluar për shkak se Jurgen Klopp zgjodhi të ketë mes portës si bartës të fanellës me numër 1 Loris Kariusin, transmeton portali arbresh.info.
Por, portieri gjerman ishte i rregullt në Evropë dhe startoi në 16 ndeshje radhazi në Premierë Ligë duke i siguruar vetës pozitën me numër një te “Redsat”. Megjithatë, si pasojë e gabimeve të tij në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe gabimeve në turneun para-sezonal, Mignolet kishte shpresa të reja për të pasur mundësi.
Kjo nuk zgjati shumë për shkak se Liverpooli shpenzoi 72.5 milionë euro në transferimin e Alissonit duke e lënë atë sërish larg nga të pozita startuese.
Me këtë në mendje, largimi është gjëja e parë i ka ardhur në mendje Mignoletit që dëshiron të luaj rregullisht dhe sipas raporteve ai do t’i bashkohet Napolit që ka qenë në kërkim të një portieri të ri këtë verë pasi Alex Meret ka marrë një lëndim serioz gjatë ndeshjeve para-sezonale.
Kjo mund t’i jap mundësi Mignoletit të siguroj një pozitë startuese nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit, madje të mbajë atë edhe kur të rikthehet Meret./arbresh.info/
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak