Brazili ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 1-0 në raundin e dytë të fazës së grupeve në Kampoionatin Botëror që u zhvillua në Stadium 974 në Doha.
Të dyja skuadrat ishin mjaft të kujdesshme në fraksionin e parë të lojës, në veçanti Helvetikët, të cilët nuk dëshironin të pranojnë gol.
Vinicius Junior pati ndër rastet më të mira në 45 minutat e parë, por intervenimi i Yann Sommer ishte vendimtar.
Rrjetat mbetën të paprekura kur gjyqtari dha shenjë që ekipet të shkonin në pushim, ndërsa një lojë më dinamike u aplikua në gjysmën e dytë.
Një pasim i mençur i Casemiros në këmbët e Vinicius, i mundësoi sulmuesit të Real Madridit të bënte një lëvizje të bukur dhe ta dërgonte topin në rrjetë (64’).
Megjithatë, pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.
Përpjekjet e Selecaos për të realizuar u kompletuan me golin e avantazhit (83’). Rodrygo asistoi te Casemiro dhe mesfushori i Manchester Unitedit realizoi gol të bukur.
Pas kësaj fitoreje, Brazili ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe tashmë është kualifikuar në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror. Zvicra do ta kërkojë kualifikimin në raundin e fundit, në të cilin duhet ta nënshtrojë Serbinë. /arbresh.info/
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...