Brazili do të luajë kundër Spanjës në një miqësore në mars të vitit të ardhshëm, si pjesë e një fushate kundër racizmit në mbështetje të Vinicius Jr.
Ndeshja do të luhet në Bernabeu – shtëpia e klubit të anësorit brazilian, Vinicius, Real Madrid.
Vinicius ishte shënjestër e abuzimeve raciste disa herë në Spanjë ndërsa luante për Realin në sezonin e kaluar.
“Nuk ka vend për fyerje raciste në futbollin tonë”, tha presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
Rubiales dhe homologu i tij i FA braziliane (CBF) Ednaldo Rodrigues nisën fushatën e tyre kundër racizmit nën sloganin “Një lëkurë”.
“Është e rëndësishme të kuptohet se duhet të zbatohen ndëshkime më të rënda në rastet e racizmit nga autoritetet e futbollit”, tha Rodrigues.
Brazili luan me Guinenë në Barcelonë të shtunën dhe Senegalin në Lisbonë tre ditë më vonë./Arbresh.info/
Vendet që e përkrahin Iranin në luftën me Izraelin
Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria ...
Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare ...
Ndahet nga jeta Ejup Kapiti – ish futbollist dhe trajner
Dy ura të reja do të ndërtohen mbi lumin Ibër, Aliu jep deta...
Trump thotë se Irani ka kontaktuar dhe dëshiron të negociojë