Transferimi më i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite ka thënë se shpreson të shënojë shumë gola në fanellën e kampionit të Spanjës.
Barcelona sot (e enjte) transferoi Braithwaite nga Leganes pasi kishte dy sulmuesit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele mund ta humbin sezonin për shkak të lëndimit.
Danezi ka thënë se ka shumë emocione dhe synon të shënojë shumë gola për Barcelonën, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i emocionuar, është ëndërr e bërë realitet. Mendoj se çdo kush që luan futboll ka ëndërr të luaj për Barcelonën dhe jam i emocionuar të fitojë tituj”.
“Është klub me shumë presion. Jam këtu për të fituar çdo gjë, jam lojtar taktik, gjithashtu fizikisht, jam i shpejtë, i fortë ndërsa atributi im kryesor është inteligjenca. Provoj të përmirësohem çdo ditë. Shpresoj të shënoj shumë gola”, theksoi ai.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1230487812581056512
Transferimi i Braithwaite në “Camp Nou” kushtoi 18 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...